Gjykata e Gjirokastër lë në “arrest shtëpie” dy të arrestuar pas vrasjes në Memaliaj, zbardhen detaje nga përplasja me armë

Data

Gjykata e Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën dhe vjehrrin e tij, Aldo Kalemi, të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 21 prill në Memaliaj, ku humbi jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj.

Në seancën gjyqësore është paraqitur vetëm Kalemi, pasi Dali Nela ndodhet i shtruar në spital, pasi mbeti i plagosur me katër plumba gjatë përplasjes.

Sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, konflikti fillimisht ka nisur mes dy personave që nuk i përkisnin grupeve rivale, ndërsa më pas janë përfshirë edhe të arrestuarit. Gjatë përplasjes, viktima dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas kësaj, dy vëllezërit e Nelës, Donaldo dhe Marjoldo, kanë reaguar duke hapur zjarr ndaj Endri Goxhajt, i cili mbeti i vrarë në vendngjarje. Sipas pamjeve filmike, viktima nuk ka arritur të reagojë në momentin e sulmit.

Pas incidentit, autorët e dyshuar kanë transportuar të plagosurin drejt spitalit në Gjirokastër dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, për ngjarjen është shpallur në kërkim dy vëllezërit Donaldo dhe Marjoldo Nela, ndërsa pritet edhe vlerësimi i masës së sigurisë për personin tjetër të arrestuar, Ermal Mataj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related