Sot do marr akuzën politike”/ Mesazhi i Berishës para SPAK, ja akuzat që ka për Ramën: Jo vetëm që nuk do marrë…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha para se të futej në ambientet e SPAK mbajti një deklaratë për mediat, duke sqaruar procedurat e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Por në fillim ai dha një mesazh për kryeministrin Rama, duke thënë se nuk do të arrijë të marrë dot mandatin e 4.

“Sot- tha Berisha” unë do shkojë në SPAK për të marrë akuzën politike.”

Berisha: Dy fjalë për qytetarët dhe qytetarët e pranishëm këtu. Jam sot tu paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot ne kete menyre mandat të 4, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf, në tokë.

Sot unë po shkoje të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.

Deklarata e Berishes

Prokuroria politike private e Edi Ramës, SPAK, bazuar ne kallëzimin e rreme të kryetarit të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij dhe qysh prej kohës kur ato nuk kishin lindur ende;

Ata kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatet e PD për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023;

Po me urdhër politik mercenaret e prokurorisë politike të Edi Ramës mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri prej 255 ditësh pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi, por veç me urdhrat politik të Edi Ramës dhënë publikisht në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022 si dhe me kërkesën publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal e të tjerë.

SPAK-prokuroria private politike e Edi Ramës me dosjen e Klubit Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloj qendra dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burgim të paligjshëm shtëpie Sali Berishën, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Edi Ramës.

Nga ky hetim që zgjati sa një lufte botërore REZULTON SE:

Në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale; mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related