Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e djeshëm në Elbasan, i cili bazohet mbi dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe bisedave në aplikacionin e transkriptuar “Sky Ecc”.
Sipas SPAK, objekti i hetimit ka qenë goditja e organizatës kriminale të drejtuar nga dy vëllezërit Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Franc Çopja, me bazë në Elbasan dhe Dubai, të cilët njihen ndryshe si grupi i “Sakatit”, i cili ka marrë këtë emër për shkak se njëri prej vëllezërve është invalid.
Raportohet se në total janë lëshuar 33 urdhër-arreste, teksa SPAK konfirmon se Policia e Shtetit ka ekzekutuar vetëm 13 prej tyre, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë.
Franc Çopja është arrestuar në Dubai dhe është ekstraduar në Belgjikë, pasi akuzohet për vrasjen e Arjan Spahiut.
SPAK në dosjen e tij ka zbuluar veç vrasjeve të porositura nga banda e vëllezërit Çopja në Elbasan dhe 14 ekzekutime të mbetura në tentativë. Katër nga këto vrasje janë porositur për të eliminuar, Erion Alibeajn i cili ndodhet i arrestuar dhe që është vëllain e Endrit Alibeajt. Po ashtu, sipas SPAK është tentuar dy herë të vritet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan.
