Tërmet në ishullin e vendit fqinj, ja forca dhe raportimet e para

Data

Një tërmet ka goditur sot ishullin turistik të Santorinit në Greqi, duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët.

Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet sizmiologjike, lëkundja ishte me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 09:56 të mëngjesit të kësaj të mërkure, 14 janar. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare, rreth 9 kilometra në verilindje të Megalohorit, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 9.3 kilometra.

Tërmeti është cilësuar si i lehtë, ndërsa nga raportimet e para nuk ka dëme materiale dhe as persona të lënduar. Lëkundjet u ndjenë për pak sekonda, por mjaftuan për të krijuar shqetësim, duke rikthyer frikën e episodeve të mëparshme sizmike.

Santorini ndodhet në një zonë vullkanike dhe sizmikisht aktive, ndaj lëkundje të tilla janë relativisht të shpeshta. Autoritetet greke vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related