1.1 milionë euro nën sekuestro, Prifti dështon në GJKKO

Data

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mjekut të QSUT, Edvin Prifti, për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tij me vlerë rreth 1.1 milionë euro. Vendimi u mor këtë të martë, duke lënë në fuqi masën e vendosur në shkurt të vitit 2024.

Sipas autoriteteve, pasuritë e sekuestruara përfshijnë mbi 434 mijë euro cash, rreth 67.9 milionë lekë dhe 7.600 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni dhe aktivitete të paligjshme.

SPAK e ka kaluar tashmë për gjykim dosjen ndaj Priftit, duke e akuzuar për korrupsion pasiv në shtatë raste, si dhe për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash. Sipas prokurorisë, pagesat e paligjshme lidhen me ndërhyrje kardiake të kryera nga mjeku.

Kujtohet se gjatë kontrolleve të ushtruara në vitin 2021 në banesën dhe zyrën e tij, u sekuestrua edhe një shumë prej rreth 380 mijë eurosh. Edvin Prifti ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm, por me vendimin e fundit të GJKKO-së, pasuritë mbeten të bllokuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related