Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

Data

Gjithësesi, mesazhi që synon të përcjellë “zysh Irisi” me fotot me mbeturina që, tashmë që ajo u bë deputete, nën drejtimin edhe të liderit vizionar, Edi Rama, lagja e Kombinatit do të shpëtojë nga varfëria dhe nga plehrat.

Kjo “historia e plehrave” mund të jetë edhe një mesazh që “Rilindja e Re” e Rama-Luarasit do të rregullojë ato “të pabërat” e Erion Veliajt, i cili, si kryebashkiak i Tiranës për gati 10 vjet, nuk e zgjidhi punën e mbeturinave.

Zysha, “ftujake” në politikën e lartë, e cila do të futet në Parlament falë aftësisë së saj për t’iu “lëpirë” pushtetit të Edi Ramës nga njëra studio në tjetrën, nuk ka aspak guxim të tregojë se përse është kjo gjendje në Kombinat (por jo vetëm).

“Zysh Irisi” duhet të lexojë më shumë, për të kuptuar se Kombinati, por edhe i gjithë vendi, drejtohet prej 12 vitesh nga lideri i saj, Rama. “Zysh Irisi”, gjithashtu duhet të lexojë e të mësojë se, Tirana, pra edhe Kombinati, drejtohet prej vitit 2015 nga rilindasi Erion Veliaj, i cili shihej si “pasardhësi” e kryetarit, derisa përfundoi pas hekurave, në shkurt të këtij viti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related