Avokati Alfred Duka: Kushtet e burgjeve të rënda, përgjegjësia bie edhe mbi politikanët që sot ankohen

Data

Avokati Alfred Duka ka komentuar situatën e burgjeve në Shqipëri dhe rastin e ish-presidentit Ilir Meta, duke theksuar se kushtet e paraburgimit në vend janë më të rënda krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas tij, reagimet aktuale për trajtimin e Metës vijnë me vonesë, pasi shumë figura politike që sot ankohen kanë pasur më parë përgjegjësi direkte për sistemin.

“Ilir Meta, Sali Berisha, Erion Veliaj dhe të tjerë kanë pasur përgjegjësi për mënyrën si trajtohen të paraburgosurit në Shqipëri,” u shpreh Duka, duke shtuar se këto çështje janë neglizhuar për vite me radhë.

Ai nënvizoi se politikanët kanë pasur mundësi institucionale për të inspektuar dhe përmirësuar kushtet në burgje, por sipas tij, interesimi ka ardhur vetëm kur janë përballur vetë me situata të ngjashme.

“Tani që u ra në kokë, kujtohen të gjithë,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një mungesë vizioni dhe ndjeshmërie ndaj qytetarëve që kanë kaluar më herët në këto kushte.

Duka u ndal edhe te qëllimi i sistemit penitenciar, duke theksuar se burgu nuk duhet të shërbejë vetëm për izolim, por edhe për riedukim dhe riintegrim në shoqëri.

“Burgu ka dy qëllime: largimin e përkohshëm nga shoqëria dhe riedukimin e individit,” theksoi ai.

Në përfundim, avokati u shpreh se trajtimi i ish-presidentit duhet të ishte më dinjitoz, duke e konsideruar këtë si një standard të zakonshëm në shumë vende të botës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related