“Rritet nota mesatare vjetore”, Raporti Matura Shtetërore 2024, Manastirliu: Progresi më i madh në lëndën e matematikës

Data

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë të thelluar të rezultateve dhe ecurisë së procesit të maturës, duke vlerësuar jo vetëm performancën e nxënësve, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkallë kombëtare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se Matura Shtetërore 2024 është konsideruar një proces pozitiv në të gjitha aspektet, nga administrimi i saj deri tek transparenca dhe meritokracia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related