Zyra e shtetit e kapur nga krimi: KPP u kthye në mjet për grabitjen e miliona eurove

Data

Dosja e SPAK zbardh një nga skemat më të rënda të kapjes së shtetit, ku një zyrë kyçe publike u shndërrua në “syrin dhe veshin” e një grupi kriminal që diktonte fituesit e tenderave milionëshe. Sipas hetimeve, presioni, shantazhi dhe pengmarrja e një biznesmeni u përdorën për të manipuluar ankimimet dhe për të garantuar fitoret në procedurat e AKSHI-t.

Në qendër të dyshimeve qëndron një anëtar i Komisionit të Prokurimeve Publike, i cili akuzohet se ka vepruar në koordinim të plotë me grupin kriminal, duke pranuar dhe refuzuar ankesa me shpejtësi të pazakontë dhe në kundërshtim me ligjin. Vendimet e KPP, sipas SPAK, janë marrë në kohë reale, paralelisht me aktet e dhunës ndaj biznesmenit të përfshirë.

Hetimi përshkruan një mekanizëm të mirëorganizuar, ku institucioni që duhet të garantonte ligjshmërinë e garës u kthye në instrument për grabitjen e fondeve publike. Dosja flet për bashkëpunim institucional, ndërhyrje kriminale dhe përvetësim të qindra milionë eurove nga tendera shtetërorë.

SPAK e cilëson çështjen si një rast flagrant të konkurrencës së paligjshme të imponuar me dhunë dhe si provë të drejtpërdrejtë se si krimi i organizuar ka depërtuar në zemër të vendimmarrjes publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related