Zvicra ka njoftuar se javën e ardhshme në Gjenevë do të rifillojnë negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me ndërmjetësimin e Sulltanatit të Omanit.
Bisedimet pritet të fokusohen kryesisht te programi bërthamor iranian, me Uashingtonin që kërkon kufizime më të forta nga Teherani. Tensionet mes dy vendeve kanë qenë të larta muajt e fundit, ndërsa raundet e mëparshme të negociatave përfunduan pa marrëveshje.
Zvicra ka deklaruar se i mirëpret dhe mbështet këto përpjekje diplomatike, duke theksuar rëndësinë e dialogut për shmangien e përshkallëzimit të situatës në rajon.
