Tentativë grabitjeje në Pogradec, tre persona të maskuar sulmojnë argjendarinë, pronari: Biznesi im është vjedhur disa herë

Data

Një tentativë grabitjeje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Pogradec, ku tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin një argjendari në qytet.

Sipas pronarit të biznesit, Lytfi Alia, autorët kanë hapur derën e dyqanit duke përdorur një kriko makine, por janë detyruar të largohen pa marrë asgjë pasi është aktivizuar sistemi i alarmit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se grabitësit ishin tre persona dhe të gjithë të maskuar, çka e bën më të vështirë identifikimin e tyre.

Pronari thekson se kjo nuk është hera e parë që biznesi i tij bëhet objekt i grabitjeve. Sipas tij, argjendaria është vjedhur të paktën tre herë ndër vite, duke i shkaktuar dëme që arrijnë mbi 15 mijë euro.

“Dyqani im është vjedhur disa herë dhe ende nuk janë kapur autorët. Kemi frikë për biznesin, nuk mund të punojmë të qetë”, u shpreh ai.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet të analizohen edhe pamjet filmike të sigurisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related