Zvarritja për Ballukun i shërben Ramës, thirrje për protestë më 10 shkurt

Data

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas shtyrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë vonesë si një veprim që i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama dhe vetë Ballukut.

Sipas Këlliçit, fakti që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe asnjë afat për marrjen e vendimit tregon mungesë serioziteti dhe transparence në trajtimin e një çështjeje që ka interes të lartë publik. Ai thekson se qytetarët dhe drejtësia kërkojnë një vendim të qartë, ndërsa zvarritja vetëm sa ngrin veprimet e kërkuara nga SPAK.

Në reagimin e tij, Këlliçi shprehet se përfituesit e vetëm të kësaj shtyrjeje janë Edi Rama dhe Belinda Balluku, të cilët, sipas tij, synojnë ta shtyjnë procesin deri në tejkalimin e afateve ligjore, në mënyrë që kërkesa e SPAK për arrestim të bjerë automatikisht. Ai kujton se kanë kaluar tashmë rreth 50 ditë nga dorëzimi i kërkesës së SPAK në Kuvend.

Këlliçi akuzon kryeministrin se, ndonëse deklaronte se nuk do të pengonte drejtësinë, tashmë po e bllokon atë dhe po sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, duke u fshehur pas mosveprimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, ai e cilëson këtë situatë si një arsye më shumë për mobilizim qytetar dhe bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit, duke theksuar se bashkimi dhe rezistenca janë, sipas tij, mënyra e vetme për të mbrojtur drejtësinë dhe interesin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related