Balliu: Shqipëria është kthyer në narko-shtet, kartelet e drogës financojnë zgjedhjet dhe kontrollojnë ekonominë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë se ka krijuar një aleancë të rrezikshme me krimin e organizuar, duke e shndërruar Shqipërinë në një “narko-shtet”, ku kartelet e drogës ndikojnë në ekonomi, zgjedhje dhe institucione.

Gjatë një interviste televizive, Balliu deklaroi se grupet kriminale dhe pushteti politik veprojnë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë, ku sipas tij qeveria garanton mosndëshkimin dhe pastrimin e parave të drogës, ndërsa në këmbim përfiton mbështetje elektorale dhe financiare.

Sipas deputetit demokrat, miliarda lekë të taksapaguesve shpërdorohen përmes tenderëve të fryrë, ndërsa paratë e krimit pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke ndikuar në rritjen artificiale të çmimeve dhe duke e bërë gjithnjë e më të vështirë jetesën për qytetarët.

Balliu ngriti shqetësimin edhe për të rinjtë shqiptarë, të cilët sipas tij po përballen me mungesë mundësish ekonomike dhe po shtyhen drejt emigrimit ose përfshirjes në aktivitetet kriminale të rrjeteve të drogës.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes politikës dhe krimit ka sjellë pasiguri për jetën e qytetarëve, ka dëmtuar proceset demokratike dhe ka krijuar një klimë ku, sipas tij, krimi i organizuar ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrjen politike dhe ekonomike të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related