Zjarri pranë QSUT përhapet dhe rrezikon konviktet e mjekësisë, situatë e tensionuar në terren, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e flakëve

Data

Situata vijon të mbetet kritike në zonën pranë QSUT, ku zjarri i rënë në një pallat te “Farmacia 10” është përhapur duke rrezikuar edhe ndërtesat përreth.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët kanë avancuar drejt godinave ngjitur, ndërsa në zonë ndodhen edhe konviktet e mjekësisë, të cilat mund të përfshihen nga zjarri nëse situata përkeqësohet.

Dhjetëra forca zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërkohë që autoritetet kanë rritur nivelin e gatishmërisë.

Në QSUT janë vënë në alarm repartet e urgjencës dhe djegieve plastike, për të përballuar çdo emergjencë të mundshme.

Banorët e kompleksit të përfshirë nga zjarri janë evakuuar dhe ndodhen jashtë banesave, në gjendje ankthi dhe pasigurie, ndërsa zjarrfikësit vijojnë operacionet e shpëtimit për personat që mund të kenë mbetur të bllokuar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa puna në terren vijon për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të garantuar sigurinë e zonës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related