Zjarri në pallatin pranë QSUT, ndërhyn ushtria me helikopter për shuarjen e flakëve

Data

Situata e zjarrit në një pallat pranë QSUT në Tiranë ka marrë përmasa serioze, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të ushtrisë me helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri ka përfshirë fasadën e ndërtesës në zonën e njohur si “Farmacia 10”, përballë spitalit, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën përreth, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren.

Pavarësisht reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë intensive për disa minuta, çka ka bërë të nevojshme përfshirjen e të gjitha strukturave emergjente.

Si pasojë e tymit, katër persona – dy qytetarë dhe dy zjarrfikës – janë paraqitur në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie, ndërsa po marrin ndihmën mjekësore.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin e plotë të flakëve dhe shmangien e rrezikut për ndërtesat përreth dhe jetën e banorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related