Zjarri masiv në fabrikë në Koreja e Jugut lë 53 të plagosur dhe 14 të zhdukur, mobilizohen qindra zjarrfikës

Data

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fabrikë pjesësh makinash në Koreja e Jugut, duke shkaktuar pasoja të rënda për punonjësit.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Daejeon, rreth 140 kilometra në juglindje të kryeqytetit Seul.

Sipas raportimeve, 53 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 14 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Nga të lënduarit, të paktën 24 janë në gjendje të rëndë.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në fabrikë ndodheshin rreth 170 punëtorë, çka ka vështirësuar operacionet e evakuimit dhe kërkim-shpëtimit.

Autoritetet kanë ndërmarrë një operacion të gjerë emergjence, me rreth 200 zjarrfikës dhe 90 automjete të angazhuara për shuarjen e flakëve, ndërsa helikopterë po ndërhyjnë nga ajri për të kontrolluar situatën.

Presidenti i vendit ka urdhëruar mobilizim të plotë të forcave të emergjencës, ndërsa operacionet për gjetjen e personave të zhdukur vijojnë intensivisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related