Një zjarr është regjistruar pasditen e së dielës në pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke rrezikuar sipërfaqe pyjore në zonë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera.
Deri në publikimin e këtij materiali, nuk raportohet për persona të lënduar apo për dëme në banesa. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe punën për vënien nën kontroll të flakëve.
