Sánchez: Spanjën e presin ende orë të vështira në përballjen me zjarret

Data

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se autoritetet përballen ende me “orë të vështira” në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pranë Madridit, megjithëse, sipas tij, është arritur përparim në kufizimin e flakëve.

Gjatë një vizite në zonat e prekura në provincën Ávila, Sánchez tha se ekipet e emergjencës po punojnë për konsolidimin e zonave ku zjarret janë vënë nën kontroll, ndërsa në disa pika vatrat mbeten ende aktive.

Edhe drejtuesi i Njësisë Ushtarake të Emergjencave, nënkoloneli Alfonso Arribas, deklaroi se është arritur përparim i konsiderueshëm përgjatë perimetrit të zjarrit, por theksoi se ndërhyrjet vijojnë në zonat ku flakët nuk janë neutralizuar plotësisht.

Sánchez paralajmëroi gjithashtu se sezoni i zjarreve mbetet sfidues, duke bërë të ditur se sipërfaqja e djegur në Spanjë është rritur, sipas autoriteteve, nga rreth 130 mijë në 150 mijë hektarë brenda më pak se 24 orëve.

Autoritetet spanjolle vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve dhe monitorimin e situatës në zonat e prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related