Zjarr i madh në fabrikë biskotash në Greqi, pesë punëtorë të zhdukur, gjashtë në spital

Data

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në fabrikën e biskotave VIOLANTA në Trikala, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Flakët nisën pak para orës 04:00, pas një shpërthimi të fuqishëm që u dëgjua në zona të gjera përreth, madje duke thyer edhe dritare në disa fshatra.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit ndodheshin 11 punëtorë në ambientet e fabrikës. Gjashtë prej tyre janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa pesë persona rezultojnë ende të zhdukur. Një zjarrfikës është dërguar gjithashtu në spital, ndërkohë që autoritetet bëjnë me dije se personat e shtruar janë në gjendje të qëndrueshme.

Si pasojë e flakëve, një pjesë e ndërtesës është shembur. Autoritetet kanë mbyllur rrugën Karditsa–Trikala dhe trafiku po devijohet për të lehtësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje po operojnë rreth 40 zjarrfikës me 15 mjete, si dhe ekipe speciale të shpëtimit.

Shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit mbeten ende të paqarta. Një punëtor ka deklaruar se në fabrikë nuk kishte depozita gazi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related