Kundërshtar i Erdogan, vdes në SHBA në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen

Data

Kundërshtari i Erdogan, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte pas një grushti shteti të dështuar të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur.

Gulen sipas mediave të huaja ka humbur jetën në një spital në SHBA.

Vuante nga disa sëmundje dhe në spital ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

Kujtojmë se Fetull Gulen i njohur ndryshe si “Sorrosi i Zi” ishte kundërshtari më i madh i autokratit turk Erdogan.

Ky i fundit i ka kërkuar edhe Shqipërisë që të luftojë Gulen, madje të mbyllë çdo aktivitet të tij në Shqipëri duke përfshirë kopshte çerdhe dhe shkolla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related