“Zhytën” qytetarët në borxhe duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohen dy mashtrues në Fier

Data

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se iu merrnin qytetarëve nëpërmjet mashtrimit kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kredia” janë vënë në pranga shtetasit A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia raporton se vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related