Zhvendosen zyrat IdentiTek/ Ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga nesër

Data

Nga dita e nesërme, 30 dhjetor, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë. Konkretisht, zhvendosja prek zyrat IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9, të cilat do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

•IdentiTek 5, e cila deri tani ndodhej në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën e Bllokut.

•IdentiTek 8 & 9, që operonin në Rrugën e Barrikadave, do të ndahen në dy zyra të veçanta:

•IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës;

•IdentiTek 9 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 9, në Bulevardin “Zogu I”.

Qytetarët që kanë kryer aplikime për karta identiteti pranë zyrave IdentiTek 8 & 9 deri më sot, do t’i tërheqin dokumentet e tyre pranë Njësisë Administrative Nr. 8.

Sipas njoftimit zyrtar, këto ndryshime synojnë rritjen e aksesueshmërisë dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët, duke afruar zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi më pranë vendbanimeve të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related