Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar mbi dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, duke argumentuar se vëmendja e publikut është devijuar qëllimisht nga akuzat më të rënda ndaj tij.
Ajo pretendon se zhurma mediatike rreth blerjeve online të bashkëshortes së Veliajt është një strategji e planifikuar nga ekipi i tij për të larguar fokusin nga akuzat kryesore.
Shehaj theksoi se dosja e prokurorit Ols Dado përmban fakte më të rëndësishme, si krijimi i skemave financiare për të përfituar fonde nga bashkia përmes OJF-ve dhe kompanive të lidhura. Ajo e cilësoi këtë praktikë si një model të ndërtuar nga vetë Veliaj, duke përmendur gjithashtu dhe dyshime mbi deklarimin e pasurisë së tij që nga viti 2003.
