Spaho: Bojkoti i PD-së po e çon partinë drejt vetëshkatërrimit

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër vendimin e PD-së për të bojkotuar komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, duke e cilësuar këtë sjellje si një gabim të rëndë politik me pasoja afatgjata.

Në një reagim publik, Spaho shprehet se PD nuk ka nxjerrë mësime nga historia e saj dhe se bojkoti i Reformës Territoriale në vitin 2014 ishte zanafilla e rënies së saj politike. Sipas tij, ky vendim ishte më i rëndë edhe se djegia e mandateve apo mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore, pasi i dha mundësi PS-së të modelonte ndarjen territoriale sipas interesave të saj elektorale.

Spaho thekson se që nga ajo kohë, PD nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, as vendore dhe as të përgjithshme. Ai shton se rishikimi i Reformës Territoriale ka qenë një nga kërkesat më të vazhdueshme të PD-së gjatë 13 viteve në opozitë dhe se kjo ishte një mundësi për të korrigjuar gabimet e së shkuarës.

Sipas ish-deputetit, refuzimi aktual i PD-së për të marrë pjesë në këtë proces dhe rikthimi te bojkoti janë “lojëra bajate” që nuk kanë sjellë kurrë rezultat. Ai e cilëson këtë qasje si vetëshkatërruese dhe thekson se përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin e partisë, i cili sipas Spahos ende nuk pranon se bojkoti dhe politika e rrugës e kanë nxjerrë PD-në jashtë sistemit politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related