Zgjedhorja/ “Edhe sistemi duhet ndryshuar”, Dashamir Sula i ‘prerë’: Do të votoj kundër nëse nuk përfshihet vota e…

Data

Deputeti Dashamir Sula ka deklaruar se do të votojë kundër propozimeve të mazhorancës për Reformën Zgjedhore, nëse nuk sjellin në Kuvend draftin për votimin dhe numërimin elektronik dhe votën e diasporës. Deputeti demokrat e bëri deklaratën në një emision televiziv .

‘Do votoj kundër Reformës Zgjedhore në Kuvend nëse nuk sjellin draftin për votimin dhe numërimin elektronik dhe votën e diasporës. Vota ime do jetë kundër. Nëse nuk vijnë këto. Edhe sistemi duhet ndryshuar.. Duhet një sistem një zonë zgjedhore. Vota të hapura për të gjitha partitë politike.’- tha Sula.
Ndërkohë deputeti i PS-së Lavdrim Krashi tha se PS e do votën e diasporës pasi është e vetmja parti që në Komisionin që mbaroi punë ka paraqitur një draft si mund të realizohet vota e diasporës.

‘PS e do votën e diasporës është partia e vetme që edhe në komisionin që mbaroi punë ishte e vetmja që ka paraqitur një draft si mund të realizohet vota e diasporës. Është e vetmja. Një parti që paraqet një projekt, s’mund të jetë kundër!’- tha Krashi.
Analisti Genc Burimi tha se ‘Rama nuk e do votën e emigrantëve.’!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related