Deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar se nuk do të votojë pro propozimit të Blendi Klosit për heqjen e taksave për resortet me 5 yje. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Majko ka theksuar se ka shumë rezerva në lidhje me propozimin e Klosit. Ndërkohë që ka theksuar se në këtë propozim ai do të abstenoj votën e tij.
“Me Klosin ndaj një miqësi shumë të vjetër, dhe kjo është parathënie për të mos krijuar keqkuptime lidhur me disa nga rezervat që unë kam për këtë propozim. Së pari dëshiroj të them që unë u binda me argumentet se pse duhen brandet dhe mekanizmi i brandeve si presion për rritjen e cilësisë në turizëm.
Por, unë nuk kuptoj pse ky standard duhet të funksionojë si i tillë deri në dhjetor 2026, nëse bëhet fjalë që kjo është një cilësi e përhershme, pse e sillni përsëri për një shtyrje 2 apo 5 vjeçare. Nëse doni që brandet të jenë si cilësi e turizmit shqiptar, nuk e kuptoj pse duhet të themi që deri në dhjetor 2026 brandet do të vijnë në Shqipëri dhe pas kësaj për të mira e gëzime.
