Zgjedhja e Belerit si eurodeputet, Dule i prerë me Ramën: Nuk mund ta mbajë në burg, s’ka asnjë shans

Data

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se kryeministri Rama nuk mund ta mbajë në burg Fredi Belerin pas zgjedhjes së tij eurodeputet.

Sipas tij raportet e forcave mes “kryeministrit autokrat” dhe Belerit kanë ndryshuar, pasi ky i fundit tanimë nuk është vetëm kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Dule vë në dukje se Beleri është eurodeputet si qytetar helen, dhe ka imunitet europarlamentari.

“16 korriku është shumë afër. Sepse mund të burgosë dhe të mbajë në mënyrë arbitrare në burg kryetarin e bashkisë së Himarës Beleri, por s’ka asnjë shans për asnjë moment që të mbajë në burg po Belerin eurodeputet. Nëse ka dikë që e ndjen më shumë se kushdo tjetër frikën janë autokratët. E dinë shumë mirë raportin e forcës. Raporti i forcës mes kryeministrit autokrat dhe kryetarit të bashkisë Himarë anon nga ana e kryeministrit, ndërsa në rastin e eurodeputetit anon në anën e këtij të dytit. Që nga e diela Beleri është eurodeputet si qytetar helen dhe me imunitet europarlamentari. Belerin si eurodeputet do ta lirojnë, unë do të doja që ta lironin si kryetar të Bashkisë si Himarës. Tani e di unë, ‘kërcen prifti nga belaja’. Më 16 korrik ose Fredi do jetë fizikisht në Strasburg, ose Strasburgu do jetë këmbëkryq në Shqipëri. ”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related