Teksa prezantonte kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, me atë të PS, kryedemokrati Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kandidatëve socialistivëve, që sipas tij janë “përzierje Ndrangheta -Çela”.
Berisha akuza ndaj Arbjan Maznikut, duke thënë se është i lidhur me Ndranghetën, ndërsa për Ballën tha se është i lidhur me kreun e grupit kriminal të Suel Çelës.
Ndërsa në fund ai paralajmëroi Ballën dhe Maznikun se do shkojnë aty ku e kanë vendin.
”Ndaj dhe Edi Rama, je i pashpresë. Unë, bashkë me këta demokratë, të japim fjalën se me 11 maj do të nisim aty ku e meriton.
Miqtë e mi, ne paraqesim para jush sot kandidatë, djem, vajza, burra dhe gra fisnikë, njerëz që ju i njihni. Këtu kemi Tomorr Alizotin, një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të tij.
