Qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur këtë të hënë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.
Gjatë protestës nuk kanë munguar pankartat dhe mesazhet kundër qeverisë, ku disa prej tyre kanë tërhequr vëmendje për gjuhën ironike dhe të drejtpërdrejtë. Në pankarta lexohej: “Bela hap krahun” dhe “Dorëheqje o derëzinj”.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas skandalit që opozita e ka cilësuar si aferë të rëndë korruptive.
Partia Demokratike ka zhvilluar protesta të njëpasnjëshme në bulevard, duke deklaruar se do të vijojë presionin qytetar deri në largimin e qeverisë dhe vendosjen e drejtësisë.
