Zelensky njofton takimin e radhës me Rusinë: Negociatat për paqen më 4 dhe 5 shkurt

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh trepalëshe mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi.

Deklarata u bë të dielën, ku Zelensky theksoi se Kievi është i gatshëm për një “diskutim thelbësor” që synon afrimin drejt përfundimit të konfliktit.

“Ekipi ynë negociator sapo ka dorëzuar një raport. Datat për takimet e ardhshme trepalëshe janë caktuar – 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Presidenti ukrainas shtoi se Ukraina është e interesuar që këto negociata të sjellin rezultate konkrete dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Ukraina është gati për një diskutim thelbësor dhe ne jemi të interesuar të sigurohemi që rezultati të na afrojë më shumë me një fund të vërtetë dhe dinjitoz të luftës”, theksoi ai.

Ky raund i ri negociatash zhvillohet në një moment të ndjeshëm për konfliktin, ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës po intensifikohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related