Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Devollit, pasi kishte kthyer banesën e tij në një depo të mirëfilltë armatimi, duke mbajtur armë dhe municione luftarake pa leje.
Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. J., banues në fshatin Hoçisht, ku janë zbuluar armë të rënda luftarake.
Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan:
- 9 granata dore, nga të cilat
- 3 granata ofensive
- 6 granata difensive
- 8 ndezësa të unifikuar
Të gjitha sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia bën me dije se vijon puna intensive për kapjen e 54-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal dhe burimin e armatimit të sekuestruar.
