Zbaticë në Vlorë, deti tërhiqet mbi 10 metra nga bregu

Data

Fenomeni i zbaticës është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Tërheqja e ujit të detit me mbi 10 metra nga vija e zakonshme e bregut ka bërë që shumë prej varkave të peshkimit të mbeten në cekëtirë, duke krijuar vështirësi për peshkatarët që planifikonin të dilnin në det.

Ky fenomen natyror ndodh periodikisht dhe lidhet me lëvizjet e ujërave detare, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm natyrorë.

Megjithatë, për peshkatarët lokalë, tërheqja e detit krijon vështirësi të përkohshme në aktivitetin e tyre, pasi ata duhet të presin derisa niveli i ujit të rikthehet sërish në gjendjen normale për të vijuar daljen për peshkim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related