Dënohet me 1 vit burg babai i ish-kandidates së PSD-së

Data

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Pandeli Bozhën, babain e ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier, Limonera Bozha, për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Fillimisht, gjykata e kishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit. Ekzekutimi i dënimit u pezullua, dhe Bozha u vendos në provë për 24 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në të njëjtën çështje, Vladimir Lushkaj u shpall fajtor për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, por u përjashtua nga dënimi.

Gjykata vendosi gjithashtu që kartmonedha 2000 lekë, e përdorur si provë, të kalojë në favor të shtetit, ndërsa shpenzimet procedurale t’u ngarkohen të pandehurve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related