Zbardhen të tjera skandale nga njeriu i Belinda Ballukut në krye të OSSH, 44 mln euro tendera me flamuj të kuq, ja…

Data

Blendian Dalipi përgjithësisht ka mbajtur një profil të ulët publik. Por të njëjtën gjë nuk mund ta themi kur bëhet fjalë për milionat e taksapaguesve shqiptarë apo fondeve që ai u ka dhënë privatëve sa kohë drejton Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Në dy vite, Drejtori i OSSH-së është denoncuar vazhdimisht në media, për tendera pa garë apo për prokurime me kosto të fryra.

Blendian Dalipi arriti kulmin e karrierës së tij si njeriu i besuar i Belinda Ballukut, kur kjo e fundit në datën 28 tetor 2022 firmosi emërimin e Dalipit si Administrator të Përgjithshëm të Shoqërisë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Pas këtij momenti, Dalipi do të shfaqej në publik jo për sukseset e OSSH nën drejtimin e tij, por për abuzime pa fund me tenderat dhe fondet publike. Në emisionin investigativ “Plug” u treguan disa nga dhjetëra në mos qindra artikujt e mediave në vend, që denoncojnë abuzimet e drejtorit të OSSH Blendian Dalipi me paratë e shqiptarëve.

Investigimi i plotë i “Plug”

Një nga tenderat e denoncuar si abuziv, i kryer nga OSSH nën drejtimin e tij është ai për marrjen me qira të 170 automjeteve për nevojat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në datën 31 tetor të vitit 2023, Dalipi hap garën për një tender të majm me vlerë rreth 6.7 milionë euro pa TVSH. Për të fshehur gjurmët, tenderin nuk e prokurori Drejtoria e Përgjithshme e OSSH e drejtuar nga Dalipi, por Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në Tiranë,drejtori në varësi të tij, dhe me delegim nga ai. Sipas objektit të tenderit, Makinat me qira do të merreshin për nevojat e shoqërisë OSSH dhe FSHU, që drejtohen pikërisht nga krau i djathtë i Belinda Ballukut.

Në këtë tender morën pjesë dy kompania, Tirana Auto SHPK dhe Albanian Car Rentals shpk. Kjo e fundit u skualifikua nga gara me arsyen banale se nuk kishte deklaruar ndërrimin e gomave të automjeteve për 40 mijë kilometra rrugë. Tenderi u fitua nga kompania Tirana Auto Shpk, me vlerën e fondit limit, pra 6.7 miliona euro pa TVSH ose plotë 8 milionë euro me TVSH. Kompania që u skualifikua nga gara, kishte dhe ofertë më të leverdishme ekonomike, pasi do t`i kursente OSSH më shumë se 30 mijë euro. Por kreu i OSSH zgjodhi të shpenzojë plotë 8 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të marrë 170 automjete me qera. Ky tender, siç shihet në ekran u klasifikua me flamur të kuq nga Open Data Albania, për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Në vlerë nominale, qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga taksat e tyre 37 mijë euro për një automjet të marrë me qira për tre vjet, shumë kjo më e madhe nëse këto mjete do të ishin blerë me zero kilometra.

Firmat

E me që jemi tek automjetet, vetëm dy muaj përpara se të merrte plotë 170 automjete me qira duke shpenzuar 8 milionë euro nga xhepat e qytetarëve, Blendian Dalipi i OSSH, kishte firmosur një tjetër kontratë të majme po për automjete. Në datën 11 gusht 2023, Dalipi hapi garën për kontraktimin e një servisi me qëllim mirëmbajtjen e automjeteve motorike në pronësi të OSSH. Vlera e këtij tenderi ishte 1.7 milionë euro pa TVSH. Këto janë vetëm dy nga tenderat e luksit të kryer nga OSSH gjatë kohës së drejtuar nga Blendian Dalipit, i cili gjen gati 10 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për automjete me qera, ndërsa në shumë zona të vendit qytetarët ankohen për shtyllat elektrike të cilat rrezikojnë jetën e tyre pasi janë krejtësisht të amortizuara për mungesë investimesh. Abuzimet nuk mbarojnë me kaq. Në datën 25 tetor të këtij viti, emisioni investigative Piranjat në Syri Televizion, denocoi gjithashtu një tjetër abuzim të Blendian Dalipit.

Më 11 qershor 2024, Drejtoria e tensionit të lartë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes hapi garën për të ndërtuar një nënstacion të ri me kapacitet 110 kilovolt me vlerë 4.2 milion euro, me afat përfundimi pas 14 muajsh. Në dokumentet e tenderit propozohet që në shërbim të koncesionarit derisa të përfundojë nënstacioni të vihet në dispozicion njësia e lëvizshme që shërben për emergjenca. Po a është normale kjo, për një vepër e cila është e gjitha në duart e kompanive private? Pse shteti duhet të financojë për nënstacion elektrik për furnizimin me energji, një detyrë që duhet ta marrë përsipër privati, me fondet dhe kapacitetet e tij? Dhe jo vetëm një herë, sepse një vit më parë, në tetor 2023 u hap tenderi për “Furnizimin e Aeroportit të Vlorës” dhe ndërtimi i linjës kabllore 35 kilovolt nga Nënstacioni i Mifolit në Aeroport.” Vlera e kontratës ishte 630 mijë euro, por punimet shkuan dëm sepse nënstacioni i Mifolit nuk e përballon kërkesën për të furnizuar me energji elektrike aeroportin. Ndaj u desh ky tender i dytë, këtë herë me vlerë 4.2 milion euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related