Xhensila Myrtezaj mohon zërat për hetim nga SPAK: Lajmet janë të pavërteta

Data

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ndaj lajmeve që e lidhnin me një hetim të dyshuar për pastrim parash, duke deklaruar se nuk është subjekt i asnjë procedure hetimore.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja i cilësoi informacionet e publikuara në disa portale dhe faqe online si të pavërteta dhe të pabazuara.

“Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë keqinformuar opinionin publik”, shkroi Myrtezaj.

Ajo theksoi se pretendimet e qarkulluara dëmtojnë figurën, dinjitetin dhe reputacionin e saj, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj publikimeve që i konsideron shpifëse.

“Çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që dëmton reputacionin tim do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore”, deklaroi këngëtarja.

Deri tani, nuk është bërë publik ndonjë njoftim zyrtar nga SPAK-u që të konfirmojë se Xhensila Myrtezaj është nën hetim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related