Është gjetur në ujërat e lumit Mat trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën gjatë një aktiviteti ngjitjeje me litar në Urën e Vashës, në Klos.
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se ra në lumë gjatë ngjitjes.
Sipas informacioneve paraprake, 33-vjeçari mund të ketë përfunduar në një gropë thithëse në lumin Mat, çka e vështirësoi operacionin e kërkimit.
Pas disa ditësh kërkime, trupi i tij u gjet dhe u nxor nga ekipet e palombarëve.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
