Xhaferri: Rama po zbraz Shqipërinë, më 10 shkurt në shesh për rininë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar më 10 shkurt, duke akuzuar qeverinë Rama si përgjegjëse kryesore për eksodin masiv të rinisë shqiptare. Sipas tij, Shqipëria po përjeton një tkurrje dramatike të popullsisë së re, si pasojë e korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe kriminalizimit të ekonomisë.

Xhaferri thekson se nën qeverisjen e Edi Ramës, vendi po humbet çdo vit mijëra të rinj të arsimuar dhe profesionistë, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria renditet e para në Europë për rënien e popullsisë së grupmoshës 15–29 vjeç. Ai e cilëson këtë fenomen si “eksod biblik”, që po dëmton rëndë të ardhmen ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Sipas deputetit demokrat, të rinjtë largohen sepse nuk kanë mundësi për një jetë dinjitoze në Shqipëri, nuk përballojnë dot strehimin, nuk gjejnë punë pa lidhje politike dhe përballen me një sistem që favorizon klientelizmin dhe patronazhistët.

Në këtë kuadër, Xhaferri fton qytetarët të dalin në shesh më 10 shkurt për të protestuar kundër politikave qeveritare dhe për të kërkuar llogari për shpopullimin e vendit, duke e cilësuar këtë protestë si një akt në mbrojtje të rinisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related