Partia Demokratike denoncon: Kompanitë e personave të arrestuar përfitojnë fonde nga paratë publike

Data

Zëdhënësja e PD për Anti-Korrupsionin, Genta Vangjeli ka denoncuar se kompani të personave të arrestuar gjatë operacionit ‘Coast to coast’, marrin fonde nga paratë publike.

Në një deklaratë për shtyp ajo sqaroi se kompania Xpert systems shpk, për periudhën 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.

Ndërkohë kompania tjetër, ‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’, sipas PD, ka përfituar 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.

“Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike”, përfundoi Vangjeli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related