Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame, mediat e Beogradit “kyçin gojën”, pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

Data

Të shtunën e kaluar, pothuajse të gjithë liderët e shquar botërorë u mblodhën nën dritat e katedrales së rinovuar të Notre Dame në Paris, përveç presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndonëse ishte rasti për t’u takuar me presidentin e sapozgjedhur të Amerikës, Donald Trump dhe me, siç thotë ai, mikun e tij të madh, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Vuçiç e ka “kapërcyer” këtë event, shkruan media serbe “Nova.rs”, e cila kujton se Serbinë e ka përfaqësuar kryeministri Millosh Vuçeviç, i cili nuk është vënë re në raportet nga ngjarja. Ndryshe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, fotot e së cilës me Trump bënë xhiron e botës. “Publiku nuk është informuar për arsyet e këtij dështimi diplomatik të Aleksandër Vuçiçit”, shkruan “Nova.rs” dhe bashkëbiseduesi beson se mund të ketë lidhje me Osmanin

Mungesa e Vuçiçit

Për arsye të panjohura, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e vizitoi Francën, gjë që është veçanërisht interesante, duke pasur parasysh se sa në daljet publike ai insiston për miqësinë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe marrëdhëniet e mira me Donald Trump. Këtë e mbështesin edhe titujt e thuajse të gjitha mediave të regjimit, të cilat nuk e humbën rastin për ta vënë presidentin e Serbisë në kontekstin e kësaj ngjarjeje, edhe pse ai nuk mori pjesë në të. Kryeministri Millosh Vuçeviç tha se gjatë ceremonisë së hapjes së katedrales së rinovuar Notre Dame, ka biseduar me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili dyshohet se ka përshëndetur Presidentin e Serbisë. Natyrisht, ai përmendi edhe Elon Musk.

Aludimet

Duke komentuar dështimin e Vuçiçit për t’u paraqitur në Paris, komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiç tha për median serbe “Nova.rs” se ishte befasuese. “Do të kem parasysh se Vuçiç shkon në vende dhe merr autoritet sikur të jetonim në një sistem presidencial dhe parlamentar. Prandaj, ai pret të gjithë politikanët e mundshëm të botës dhe fakti që nuk shkoi në Paris, në një tubim kaq të madh, duket vërtet befasues”, thotë Jakshiç. Bashkëbiseduesi i “Nova” nuk beson se arsyeja për këtë qëndron në protestat dhe turbullirat politike që po trondisin aktualisht vendin. “Në fund të fundit, nuk është një rrugë e gjatë. Shkonte me avion shtetëror dhe kthehej pas disa orësh…”, thotë Jakshiç.

Arsyeja e vërtetë

Mirëpo, siç thotë ai, ekziston mundësia që presidenti i Serbisë të ketë marrë indikacione për trajtimin që do të marrë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Paris, për këtë arsye ka hequr dorë nga udhëtimi. “Vjosa Osmani përqafoi Emmanuel Macron dhe kaloi nëpër katedrale, e përshëndeti ngrohtësisht Donald Trumpin. Nëse Vuçiç do të kishte qenë në Notre Dame në atë kohë, ndoshta do të ishte inatosur, dhe atëherë nëse e priste këtë, ishte më rehat duke deleguar Vuçeviçin. për të vëzhguar ato skena të pakëndshme që kanë ndodhur para dhe pas meshës në katedrale. Megjithatë, nuk mund të themi me siguri se cila është arsyeja”, tha Jakshiç.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related