Vuçiç: Mosarritja e konsensusit në BE për hapjen e klasterit të ri me Serbinë ishte e pritshme

Data

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se mungesa e konsensusit mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë nuk ishte një zhvillim i papritur.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiç tha se vendi duhet të fokusohet më shumë te zhvillimi i infrastrukturës sesa te dinamika e hapjes së kapitujve të negociatave.

“Duhet të shqetësohemi më shumë se cilën rrugë ose hekurudhë do të hapim, jo cilin klaster. Nuk ka nevojë të shqetësohemi shumë, gjithçka ishte pak a shumë e pritshme,” u shpreh ai.

Sipas burimeve diplomatike, në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve të BE-së, të paktën tetë shtete anëtare kundërshtuan hapjen e Klasterit 3, duke argumentuar se Serbia ende nuk ka përmbushur kushtet e nevojshme në disa fusha kyçe.

Ndër arsyet e përmendura janë:

  • përparimi i pamjaftueshëm në sundimin e ligjit;
  • mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të BE-së;
  • shqetësimet për lirinë e mediave dhe angazhimin ndaj procesit të integrimit evropian.

Edhe disa shtete të tjera nuk e kundërshtuan hapur hapjen e Klasterit 3, por vlerësuan se kushtet për një vendim të tillë nuk janë ende plotësuar.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar që Serbisë t’i lejohej hapja e Klasterit 3 gjatë muajit korrik. Megjithatë, pas diskutimeve mes vendeve anëtare, nuk u arrit konsensusi i nevojshëm për të avancuar procesin e negociatave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related