Qeveria, përmes ministres Belinda Balluku, ka njoftuar se ditën e nesërme (24 Maj) do të rihapet tuneli i Llogarasë vetëm për automjetet, jo për mjetet e tonazhit të rëndë, teksa ky projekt është konsideruar si një aferë korruptive, e cila po hetohet nga SPAK
Tuneli ishte i hapur edhe vitin e kaluar nga 5 korrik, deri më 5 nëntor, ku u mbyll sërish për të përfunduar punimet.
Sipas Ballukut, kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, teksa më pas, për të kaluar me automjet aty do të duhet të paguash 5 euro, ashtu siç e ka njoftuar më herët vetë ministrja e Infrastrukturës, edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, pa asnjë formë financimi privat.
Shifra prej 5 euro shtë konsideruar si një abuzim stratosferik, duke marrë parasysh faktin se jo vetëm që është ndërtuar nga lekët e taksapaguesve, por bëhet fjalë vetëm për kalimin në një tunel të vetëm dhe me një gjatësi prej 6 kilometrash.
Sipas autoriteteve, tarifa prej 5 eurosh është e nevojshme për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes, pasi Qeveria do të lidhë kontratë me një tjetër operator privat për mirëmbajtje dhe operimin e tunelit.
