Vritet Giacomo Bongiorni para syve të djalit, partnerja rrëfen tmerrin: “Do të martoheshim…”

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Itali, ku 47-vjeçari Giacomo Bongiorni është vrarë brutalisht nga një grup të rinjsh, ndërsa ndodhej me partneren dhe djalin e tij të mitur.

Krimi ndodhi në qytetin Massa, ku viktima ishte i njohur si një person i qetë dhe i respektuar nga komuniteti lokal.

Partnerja e tij, Sara Tognocchi, e tronditur nga ngjarja, ka rrëfyer momentet dramatike që përjetuan.

“Do të duhej të martoheshim, e vranë para syve të mi,” u shpreh ajo.

Sipas dëshmisë së saj, familja u rrethua dhe u sulmua papritur nga një grup të rinjsh në një shesh publik. Djali 11-vjeçar i viktimës ishte dëshmitar i gjithë ngjarjes dhe, sipas saj, përpiqej të ndihmonte të atin.

“Ishte e tmerrshme. Fëmija përpiqej ta ngrinte nga toka… jemi të shkatërruar,” shtoi ajo.

I mituri ka mbetur në gjendje të rënduar psikologjike dhe është dërguar në spital për trajtim.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve, ndërsa komuniteti lokal ka reaguar me indinjatë për këtë akt të rëndë dhune.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related