Sherr i dhunshëm në Sarandë, policia shpall në kërkim dy persona pas plagosjes së dy qytetarëve

Data

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm ku mbetën të plagosur dy qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur më 15 janar, ku gjatë një sherri për motive të dobëta, dy të kërkuarit, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë ushtruar dhunë fizike me sende të forta dhe grushte ndaj dy shtetasve.

Si pasojë e konfliktit janë plagosur dy persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 34-vjeçar dhe një 24-vjeçar, banues në Sarandë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related