Bushati: Rama mbi ligjin, prokurorët e SPAK, ‘ushtarë’ të Rilindjes

Data

Analisti Andi Bushati teksa iu referua Kimisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, thotë se refuzimi i Ramës për të dëshmuar në këtë komision dhe mbrojtja që i bënë socialistët, treguan se ai është mbi ligjin

Bushati tha se refuzimet e vazhdueshme për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare apo edhe refuzimet për të dëshmuar, tregojnë se ndodhemi në një Republikë autokratike, ku të gjithë i nënshtrohen vullnetit të 1.

Sipas analistit, të njëjtën praktikë po ndjek edhe SPAK, që për Bushatin prokurorët e Posaçë, tregojnë se janë ‘ushtarë’ të Rilindjes.

“Këtë e sheh qartë Bushati, teksa heq paralele me dosjen ‘Partizani’ të Berishës dhe të Metës, ku herë i pushtetshmi fajësohet e dënohet, dhe e kundërta, kur ai që ka më pak pushtet sërish dënohet.

Kjo është problematika, sepse po bëhet rasti i disatë që të gjitha institucionet që po e kthejnë në vijë sjelljeje që ka njëri që është mbi ligjin e s’i nënshtriohet ligjeve tona të përbashkëta. Nuk lejon të shkojë dhe nuk ngre komisione, në fund nuk vjen as në komision hetimor. Kemi absurditetin që vërteton tezën se jetojmë në një Republikë autokratike, që i nënshtrohet vullnetit të 1. Ligjet e barabarta për të tjerët, s’janë të njëjta për mua.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related