Lufta ndaj narkotikëve, Policia diskuton masat me Bashkinë Kamëz

Data

Në ambientet e Bashkisë së Kamzës, u zhvillua dje një takim mes drejtuesve të Policisë së Tiranës, strukturave dhe nënkryetares së kësaj bashkie, Rajmonda Nikolli. Sipas njoftimit të Policisë Vendore Tiranë, gjatë takimit u diskutuan masat në kuadër të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotikëve. “Ditën e sotme u zhvillua një takim me fokus forcimin e bashkëpunimit me qëllim zbatimin sa më efektiv të masave të hartuara për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si prioritet i qeverisë shqiptare. Në këtë takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut Tiranë, Afrim Qendro, zv/drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, drejtues Luigj Vathi, shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 5 komisar Oliger Torba, nënkryetarja e bashkisë Kamëz, Rajmonda Nikolli, ndërlidhësit me komunitetin etj. Qëllimi i këtij takimi ishte parashikimi i masave, detyrave dhe veprimet që do të merren dhe zbatohen nga strukturat ligjzbatuese, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim sa më efikas me strukturat e tjera ligjzbatuese, koordinimin e menjëhershëm dhe efektiv të punës ndërmjet strukturave, si dhe për problematika të ndryshme dhe kryesisht për zonat që janë me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike”, njoftoi dje Policia e Tiranës. Sipas njoftimit, Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet e përbashkëta në terren, me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, me qëllim bashkërendimin e veprimeve për të parandaluar, për të konstatuar në kohë dhe për të goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related