Vrasja e Xhuvanit/ Rindërtimi i skenës së krimit, gazetari zbulon detaje: Mungon perimetri saktë i qitjes

Data

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ka qenë një çështje që ka tronditur opinionin publik, kujtojmë që së fundmi u kërkua dhe rindërtimi i skemës së krimit, ku u realizua, por pa asnjë rezultat.

Por Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për të plotësuar akt ekspertizën nga grupi i 3 ekspertëve për në datën 7 Maj, për shkak se ekspertët kanë kërkuar që të shtyhet seanca pasi për ta nuk ka qenë e mjaftueshme.

Gazetari Ervin Leka tha se vendimi për shtyrjen është marrë nga gjykata e Apelit, pasi ka rezultuar e paplotë për shkak se mungojnë pamjet filmike.

“Rindërtimi i kësaj skeme sipas gjykatës së Apelit ka rezultuar i paplotë. Duke mos pasur edhe perimetrat e saktë të distancës apo këndit të sulmit, është bërë një shtyrje e afatit deri më 7 maj që të bëhej një plotësim i skemës”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Leka shtoi se rindërtimi i skemës kërkon që të zbulojë skemën dhe mënyrën se si është vrarë Pjerin Xhuvani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related