Ja si u tall Edi Rama me pensionistët me fondin e naftës së Shpiragut dhe gërryerjen e shtetit me koncesionet mbi…

Data

iKryeministri Edi Rama vijon të tallet me pensionistët shqiptarë, duke i lënë ata me premtime boshe dhe shifra që nuk përputhen me realitetin e përditshëm. Dje kryeministri Rama zhvilloi një takim me pensionistët, ndërkohë që bëri premtime, që vetë ai e ka karakteristike, se gjasme të moshuarit do të hanë me lugë floriri nën qeverisjen e tij. Premtimet dhe retorika e Ramës na kujtoi naftën e Shpiragut.  Me fondin e naftës së Shpiragut, ai krijoi iluzionin e një pasurie të madhe, duke e paraqitur atë si një mundësi për të transformuar ekonominë dhe për të mbështetur pensionet.

Por në fakt, pensionistët morën në fillim të këtij muaji vetëm lëmoshën 4 mijë lekë të vjetra, një shifër që është qesharake në krahasim me nevojat e tyre të përditshme, sikundër ishte shifra 4.1 përqind e indeksimit të pensioneve që vendosi qeveria. Rama premtoi investime të mëdha në naftën e Shpiragut, duke thënë se këto do të sillnin një fond sovran për të ndihmuar ekonominë. Por deri tani, asnjë nga këto premtime nuk është materializuar; nafta mbetet e padisponueshme dhe, siç duket, vetëm një ëndërr për pensionistët që e meritojnë një shpërblim të drejtë për kontributin e tyre gjatë jetës

Vitin e kaluar, Rama u ndal në një rezervë gazi natyror dhe nafte që pritej të sillte përfitime të mëdha për vendin, por ndihma për pensionistët ka qenë zero. Dhe sikur të mos mjaftonte ky premtim, theksojmë se pavarësisht investimeve mbi 2 miliardë dollarë në koncesione të dhëna oligarkëve, të moshuarit vazhdojnë të vuajnë nga pensione të ulta, të cilat nuk arrijnë as të mbulojnë shpenzimet minimale. Shumë koncesionet si ato në shëndetësi, apo inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe ndërkohë lekët jepen sikur te ishin realiteti, apo tokat dhe pasuritë që iu ka falur oligarkëve, të shkonin për qytetarët, pensionistet sot do të kishin pension dinjitoz.

Kështu që në vend që të përfitojnë nga këto pasuri, pensionistët janë të detyruar të përballen me realitetin e një jetese të vështirë dhe të papërshtatshme për nevojat e tyre. Madje, Rama pati dje guximin të fajësojë bizneset për pensionet e ulta, duke evituar përgjegjësinë e tij për situatën kritike. Një kryeministër që premton dhe nuk përmbush, që bën gjeste simbolike, por lë të moshuarit në harresë, nuk meriton asnjë besim.

E gjithë kjo situatë është një përfaqësim i qartë se si qeveria e tij e trajton një kategori të tillë të rëndësishme si pensionistët, duke i lënë ata në harresë dhe duke iu dhënë vetëm qindarka, në vend që t’u ofrojë një jetesë dinjitoze dhe të qëndrueshme. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj, jo për oligarkët e saj.

Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Bledi Gonxhe, ministrin e Financave, Petrit Malaj, zëvendësministren e Ekonomisë Olta Manjani dhe drejtorin e Tatimeve, Ilir Binaj kanë zhvilluar dje një takim me pensionistët në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se me ata që nuk paguajnë sigurimet shoqërore do të sillet njësoj si me ata qe s’paguanin energjinë. Kreu i qeverisë bëri paralajmërimin gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, ku theksoi se “jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, ku 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related