Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, policia zbardh dinamikën: Gjashtë persona të përfshirë në konfliktin me armë

Data

Elidon Çela ka dhënë detaje zyrtare lidhur me vrasjen e ndodhur në Qafë Gjashtë të Sarandë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit në pronësi të viktimës, ku fillimisht shpërtheu një konflikt fizik mes disa personave.

Autoritetet bëjnë me dije se në ngjarje janë përfshirë shtetasit:

  • Lulzim Tabaku
  • Idriz Çela
  • Eljo Muço
  • Kostandin Vogli
  • Marjo Agalliu
  • Ermal Shkalla

Sipas deklaratës së policisë, grupi kishte shkuar në lokalin e viktimës dhe ishte përfshirë menjëherë në konflikt me sende të forta me personat që ndodheshin në tavolinë bashkë me Rexhep Ismailin.

Gjatë përplasjes, viktima dyshohet se ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt. Më pas, sipas hetimeve paraprake, Lulzim Tabaku ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ismailit, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se pas ngjarjes të gjithë personat e përfshirë janë larguar nga vendi i krimit, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar:

  • një automjet tip “Audi Q8”,
  • fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm,
  • si dhe arma automatike që dyshohet se është fshehur nga vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili.

Në kërkim janë shpallur:

  • Lulzim Tabaku për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
  • Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla për “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Ndërkohë, Hajredin Ismaili është proceduar penalisht për fshehjen e armës së zjarrit.

Policia e Vlorës deklaroi se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related