Artistë dhe aktorë të njohur i bashkohen Erion Veliajt në Gjykatën Administrative në seancën ndaj Ols Dados

Data

Disa artistë dhe aktorë të njohur shqiptarë u paraqitën këtë të premte pranë Gjykata Administrative për të shprehur mbështetjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Mes personazheve publikë të pranishëm ishin Arjola Demiri, Robert Ndrenika dhe Ardit Çuni, të cilët deklaruan solidaritetin e tyre me Veliajn.

Kryebashkiaku ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti dhe po ndjek procesin gjyqësor ndaj Ols Dado, ku kërkon që gjykata të shqyrtojë ligjshmërinë e emërimit të tij si magjistrat.

Seanca e sotme në Administrative u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa më herët gjykata rrëzoi kërkesën e Veliajt dhe mbrojtjes së tij për transmetim live të procesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related