Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Egli Pashollarit, e ndodhur këtë të premte në Tiranë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë, menjëherë pasi ka dalë nga automjeti i tij. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej autorëve dyshohet se e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Pas ngjarjes, Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me automjetin e tij drejt spitalit nga persona të pranishëm në vendngjarje. Ai ka humbur jetën gjatë transportimit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
